Sot bëhen 29 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetar i parë i kësaj partie, është zgjedhur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë pari deri sa ndërroi jetë.

Para se të mbahet ceremonia e 29 vjetrit të themelimit, kryesia dhe anëtarësia e LDK-së do të bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova. /Telegrafi/