LAJMI I FUNDIT:

27-vjeçari në gjendje kome pasi u arrestua për vjedhje në Tiranës, OJQ-ja paralajmëron hetim të plotë të ngjarjes

27-vjeçari në gjendje kome pasi u arrestua për vjedhje në Tiranës, OJQ-ja paralajmëron hetim të plotë të ngjarjes

Policia e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me rënien në koma të një 27-vjeçari i cili u arrestua për vjedhje. Jani Rustemaj ndodhet në gjendje kome ndërsa e ema ngriti dyshimin se kjo kishte ardhur si pasojë e pakujdesisë nga ana e policisë.

Ngjarja në fjalë nuk u raportua nga ana e policisë. Megjithatë pas daljes së lajmit në media, policia e Tiranës tha se ka nisur hetimet për shkaqet.

Sipas bluve, 27-vjeçari është arrestuar më 12 prill, dy ditë më pas ai filloi të shfaqte probleme shëndetësore dhe mori ndihmë mjekësore.

Ndërsa më 13 prill, i riu është shoqëruar në gjykatë ku është njohur me masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Policia bën me dije se më 14 prill Rustemaj shfaqi sërish shqetësime, por Burgu 313 nuk e mori përsipër sepse kishte mbingarkesë dhe ai u mbajt në burgun e sigurisë. Më pas, më datë 17 prill 27-vjeçari është shoqëruar në QSUT.

I arrestuar për vjedhje në Tiranë, përfundon në spital në gjendje të rëndë 27-vjeçari
Lexo po ashtu I arrestuar për vjedhje në Tiranë, përfundon në spital në gjendje të rëndë 27-vjeçari

E ëma e të riut kallëzoi në polici në fund të prillit, pasi i biri përfundoi në gjendje kome.

Ndërkohë, organizata jo-qeveritare Centre for Legal Empowerment ka njoftuar sot se do të nisë një hetim të thelluar të ngjarjes, raporton Telegrafi Shqipëri.

Nëprmejt një deklarate për shtyp, OJQ-ja sqaroi se avokatët e Centre for Legal Empowerment, në cilësinë e përfaqësuesve ligjor të zonjës P. R. (nëna e shtetasit J. R.), kanë paraqitur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Spitalit Universitar Nënë Tereza Tiranë kërkesat për vendosjen në dispozicion të informacionit dhe dokumentacionit për verifikimin e rrethanave të ngjarjes.

“Centre for Legal Empowerment është në pritje të një përgjigje të shpejtë dhe pozitive nga ana e institucioneve të sipërcituara, në mënyrë që të zhvillojë një hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të gjithanshëm të shkaqeve dhe rrethanave që kanë shkaktuar dëmtimin dhe gjendjen e rëndë shëndetësore të shtetasit J.R gjatë qëndrimit në paraburgim”, shton OJQ-ja.

Njoftimi i CLE:

Centre for Legal Empowerment, në bazë të informacionit paraprak të përcjellë nëpërmjet deklaratës për shtyp të datës 02.05.2023 nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë si dhe në bazë të komunikimeve të saj me familjarët e shtetasit J.R shpreh shqetësimin dhe kërkon hetim të menjëhershëm të rrethanave.

Nga deklarata për shtyp e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë mësohet se:

-Shtetasi J. R. për shkak të emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin “Nënë Tereza”, ku dhe është shtruar në ambientet e spitalit në datën 17.04.2023;

-Autoritetet e IEVP 313, nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë;

-Shkaku i emergjencës shëndetësore dhe shtrimit në ambientet e spitalit të paraburgosurit J. R. rezulton ende i paqartë.

Ndërkohë nga komunikimi me familjarët e shtetasit J.R rezulton se:

-Znj. P. R. (nëna e J. R.) është njoftuar për gjendjen shëndetësore të djalit në datën 28.04.2023, pra 11 ditë më vonë, ndërkohë që ligji parashikon se në rastet e dëmtimeve serioze të paraburgosurit, IEVP-ja, njofton menjëherë familjarët ose të afërmit e të paraburgosurit.

-Nuk kanë asnjë informacion në lidhje me arsyet dhe shkaqet e gjendjes së rëndë shëndetësore të djalit; Centre for Legal Empowerment, referuar informacioneve të mësipërme shpreh shqetësimin dhe kërkon hetim të menjëhershëm dhe të plotë të rrethanave duke
ngritur këto pyetje:

1. Cili është shkaku i gjëndjes së rëndë shëndetësore të shtetasit J. R.?

2. A i është nënshtruar shtetasi J.R një vizite ekzaminuese dhe interviste mjekësore nga ana e mjekut në momentin e pranimit në institucionin e paraburgimit?

3. Cila ka qenë shkaku që Znj. P. R. (nëna e J. R.) është njoftuar mbas 11 ditësh për gjendjen e rëndë shëndetësore të djalit të saj dhe faktit që ai ka qenë shtruar në ambientet e spitalit?

4. Cila është arsyeja që familjarët e shtetasit J.R nuk janë informuar ende për shkakun e gjëndjes së rëndë shëndetësore të tij edhe mbasi kanë kaluar 15-të ditë nga emergjenca shëndetësore dhe shtrimi në ambientet e spitalit?

Dekralta për Media

Avokatët e Centre for Legal Empowerment, në cilësinë e përfaqësuesve ligjor të zonjës P. R. (nëna e shtetasit J. R.), kanë paraqitur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Spitalit Universitar Nënë Tereza Tiranë kërkesat për vendosjen në dispozicion të informacionit dhe dokumentacionit për verifikimin e rrethanave të sipërcituara.

Centre for Legal Empowerment është në pritje të një përgjigje të shpejtë dhe pozitive nga ana e institucioneve të sipërcituara, në mënyrë që të zhvillojë një hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të gjithanshëm të shkaqeve dhe rrethanave që kanë shkaktuar dëmtimin dhe gjendjen e rëndë shëndetësore të shtetasit J.R gjatë qëndrimit në paraburgim.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori