LAJMI I FUNDIT:

22 pronarë aksionesh nga Shqipëria në parajsën fiskale ta Panamasë

22 pronarë aksionesh nga Shqipëria në parajsën fiskale ta Panamasë

Një hartë e publikuar në skandalin “Panama Papers” ka zbuluar të dhëna për fshehjen e pasurive për nga çdo shtet.

Nga Shqipëria rezulton se ka dy kompani, 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh në parajsën fiskale të zbuluar. Të dhënat zbulohen nëse klikon mbi Shqipërinë.


Personat që kanë fshehur pasurinë në zonat offshore pritet të publikohen së shpejti në media, pasi mbi 11 milionë dokumente do të bëhen publike, njofton lapsi.al.

Të dielën, mediumet prijëse në botë kanë filluar publikimin e hulumtimeve në të cilën kanë punuar 370 gazetarë nga 106 media.

11 milionë e-maile, në madhësi prej 2,6 terabajtë të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, flasin se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore (kompani të liruara nga taksat dhe me pronarë të fshehtë) politikanë, njerëzit të lidhur me botën e krimit, sportistët dhe miliarderët.

Disa miliona dokumente të publikuara një kompani juridike panameze tregojnë se si bizneset dhe njerëzit e famshëm iu janë shmangur taksave dhe kanë fshehur para – një rrjet i cili shtrihet edhe në futboll, i përfshirë është po ashtu futbollisti më i mirë i botës, Lionel Messi.

Ky po konsiderohet si zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga gazetarët.