LAJMI I FUNDIT:

2,158 raste aktive me coronavirus, shtohet numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor

2,158 raste aktive me coronavirus, shtohet numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor

Në Kosovë numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,158 raste.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,271 persona.


Me rritjen e numrit të rasteve të reja COVID-19, në Klinikën Infektive është shtuar edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor.

Kështu ka bërë të ditur një ditë më parë drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

Aktualisht në këtë Klinikë po marrin trajtim mjekësor 45 pacientë, prej të cilëve tre janë në mjekim intensiv dhe në gjendje më të rëndë, ndërsa 28 të tjerë janë me oksigjeno-terapi.

Ndryshe, varianti Delta është më ngjitës se varianti origjinal i coronavirusit. Ky variant i virusit fillimisht u identifikua në Indi në tetor të vitit të kaluar.

Simptomat më të zakonshme të variantit Delta janë rrjedhje hundësh, kollë e vazhdueshme, dhimbje e fytit, dhimbje koke dhe ethe. Sidoqoftë, tek individët plotësisht të vaksinuar simptomat janë më të lehta dhe zgjasin më pak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori