LAJMI I FUNDIT:

21 vjetori i të rënëve të Kashicës, krimi që nuk u ndëshkua asnjëherë

21 vjetori i të rënëve të Kashicës, krimi që nuk u ndëshkua asnjëherë

Janë bërë sot 21 vjet nga vrasja makabre e tetë banorëve të fshatit Kashicë, të vrarë e masakruar në Carrabreg të Deçanit, në rrugëtim e sipër gjatë dëbimit nga forcat serbe.

Imer Nurçaj, Arif Nurçaj, Nexhmedin Nurçaj, Maxhun Nurçaj, Xhavit Nurçaj, Halil Nurçaj dhe Xhevat Shabanaj e Muharrem Turkaj, nga fshati Kashicë, mizorisht dhe pabesisht, të pambrojtur ishin ekzekutuar nga forcat paramilitare e militare serbo-çetnike, në rrugëtim e sipër, në fshatin Carrabreg të Deçanit.


Lufta e drejtë e UÇK-së dhe sulmet nga Aleanca më e fortë në historinë e njerëzimit NATO, mbi caqet serbe, kishin bërë që forcat tokësore okupatore të Serbisë të shfrynin mllefin dhe tërbimin mbi civil të pambrojtur.

Të skalitur në përmendore dhe në zemrat e popullit shqiptarë, si në Kashicë e edhe tek vendi i rënies në Deçan, këta të rënë të atdheut edhe sot e për mot mbeten dëshmia më e mirë e çmimit të lirisë dhe argumenti faktik i një krimi të rëndë e të pandëshkuar asnjëherë deri më sot.

Me dallim nga përvjetorët e shkuar, kësaj radhe, si shkak i pandemisë globale COVID-19, familja Nurçaj, nuk ka paraparë nderime dhe homazhe në grupe, kjo duke ju përgjigjur thirrjes dhe rekomandimeve të IKSHPK-së.

Daut Nurçaj, (tashmë i ndjerë) ishte përkujdesur familjarisht dhe institucionalisht që vepra e tetë të rënëve të Kashicës të shkrihej në përmendore.

Në një nga përvjetorët e kësaj dhembjeje por edhe lavdie, i ndjeri Nurçaj thoshte: “Luftërat janë të këqija, Serbia e tërbuar nuk ka zgjedhur mjete asnjëherë. Kanë rrafshu çfarë ju ka dalë para… E këta të rënë, familjarë tonë, ishin të pambrojtur dhe të pafajshëm. Ne shpresojmë në ndëshkimin e kriminelëve ndërsa të rënët tonë i kujtojmë me mall brez pas brezi.”

Me dallim nga ky përvjetor, të gjithë përvjetorët tjerë, si në Kashicë e edhe në Deçan, zhvilloheshin me nderime e homazhe masovike nga qytetarët. /Njeshi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori