LAJMI I FUNDIT:

21/12/2020: Çfarë do të ndodhë sot dhe pse s’duhet humbur eventi i rrallë

21/12/2020: Çfarë do të ndodhë sot dhe pse s’duhet humbur eventi i rrallë

Sot data shënon 21/12/2020 dhe nuk është aspak ditë e zakonshme!

Jupiteri dhe Saturni do të vendosen në vijë të drejtë pranë njëri-tjetrit, duke krijuar eventin e quajtur “bashkimi i madh”. Kjo datë shënon afrimin më të madh të planetëve që ndodh një herë në rreth 400 vite.


Kur Saturni dhe Jupiteri të takohen në 21 dhjetor, planetët do të duken si një pikë e shndritshme që do të jetë lehtësisht e dallueshme në qiellin e natës. Gjatë gjithë javëve të fundit planetët kanë qenë duke lëvizur në drejtim të njëri-tjetrit.

Hera e fundit kur ndodhi një ngjarje hapësinore si kjo ishte 21 dhjetor i 1623-it, por njerëzit nuk mundën të shihnin asgjë pasi planetët ishin shumë pranë Diellit.

Sa e dukshme dhe e shndritshme do të jetë?

Astrologët thonë se njerëzit s’duhet të kenë pritshmëri duke menduar se do të shohin ndonjë gjë çmendurisht të dukshme. Nuk do të shkëlqejë aq sa Hëna, por do të duket, mjafton të siguroheni që të mos jua pengojë pamjen një pemë apo pallate gjigante.

Eventi planetar do të ndodhë menjëherë pas perëndimit të diellit dhe njerëzit mund ta shohin bashkimin e planetëve rreth orës 19:00. Nëse do të jeni më fat do të vini re dy pika të shndritshme. Ai që shkëlqen më shumë është Jupiteri e ndërsa tjetri Saturni.

Kjo është drita më e bukur që mund të shohim nga qielli i 2020-ës, prandaj mos e humbisni për asnjë arsye!

/Anabel/Earth Sky & Alive/Telegrafi/