LAJMI I FUNDIT:

20 mijë e 923 kallëzime – lëndë penale të zgjidhura nga Prokurori i Shtetit gjatë periudhës janar – qershor 2020

20 mijë e 923 kallëzime – lëndë penale të zgjidhura nga Prokurori i Shtetit gjatë periudhës janar – qershor 2020

Prokurori i Shtetit në periudhën janar – qershor 2020 ka pranuar në punë 20,032 kallëzime-lëndë penale, ndërsa ka arritur t’i zgjidhë 20,923 kallëzime – lëndë penale, apo 891 lëndë penale, ose 4.44% më shumë se sa që ka pranuar në punë gjatë periudhës raportuese.

Në njoftimin për media thuhet se bazuar në indikatorët e European Commission for the Efficiency of Justice (CEPEJ), numri i lëndëve të zgjidhura në raport me numrin e lëndëve të pranuara gjatë kësaj periudhe, rezulton që norma e zgjidhjes së lëndëve nga Prokurori i Shtetit është 104.44%.


“Shikuar sipas departamenteve, departamentet e krimeve të rënda (DKR) të prokurorive themelore kanë zgjidhur 231 apo 10.97 % kallëzime – lëndë penale më shumë se sa kanë pranuar në punë; departamentet për të mitur (DM) kanë zgjidhur 134 apo 17.29 % kallëzime-lëndë penale më pak se sa kanë pranuar në punë, ndërsa departamentet e përgjithshme (DP), kanë zgjidhur 801 apo 5.84% kallëzime – lëndë penale më shumë se sa kanë pranuar në punë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit i ka kushtuar rëndësi edhe procedurave alternative, ku me kryerës të njohur ka zgjidhur 670 raste me 772 persona. Ndërsa, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020, me urdhër ndëshkimor janë zgjidhur 750 raste.

Lidhur me rastet e korrupsionit dhe krimit ekonomik, Prokurori i Shtetit në gjashtëmujorin e parë 2020 ka pranuar në punë 297 raste me 502 persona për lëndë të korrupsionit, ndërsa ka zgjidhur 279 raste ose 93,93%, me 580 persona ose 115,53% e personave.

Sipas njoftimit për media për rastet e krimit ekonomik janë pranuar në punë 225 raste me 370 persona, ndërsa janë zgjidhur 248 raste ose 110,22%, me 326 persona ose 88,10% e personave.

Ndërkaq, për veprat penale të krimit të organizuar, Prokurori i Shtetit gjatë periudhës janar – qershor 2020 kishte në punë 38 raste me 211 persona, prej të cilave janë 4 raste të reja të pranuara në punë me 34 persona. Prej tyre janë zgjidhur 4 raste me 23 persona, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 34 raste me 181 persona. Gjatë kësaj periudhe lidhur me aktakuzat e ngritura nga Prokurori i Shtetit, gjykatat kanë vendosur rastet për 7 persona, nga të cilat të gjitha janë vendime fajësuese.

Prokurori i Shtetit i ka trajtuar me prioritet edhe rastet e trafikimit të qenieve njerëzore, ku gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, me kryerës madhorë ishin në punë 96 raste me 177 persona. Prej tyre janë zgjidhur 9 raste me 16 persona, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 87 raste me 161 persona.

Sa i përket rasteve të dhunës në familje, gjatë periudhës raportuese, me kryerës madhorë në punë kanë qenë 1662 raste me 1968 persona, prej të cilave 857 raste janë raste reja të pranuara në punë me 1006 persona.

Prej tyre, Prokurori i Shtetit i ka zgjidhur 699 raste me 827 persona, ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura 963 raste me 1141 persona.

Me aktakuzë dhe propozim për shqiptim të masave të trajtimit të detyrueshëm, Prokurori i Shtetit ka zgjidhur 81% të personave.

Lidhur me aktakuzat e ngritura nga Prokurori i Shtetit, gjatë kësaj periudhe, gjykatat kanë vendosur rastet për 302 persona, nga të cilat 298 janë vendime fajësuese, përkatësisht masa të trajtimit të detyrueshëm.

Edhe Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ka ofruar shërbime dhe ndihmë për viktimat e krimit, duke zgjidhur gjithsejtë 803 raste të dhunës në familje, ngacmimit dhe sulmeve seksuale, trafikimit të qenieve njerëzore, dhunimit, prostitucionit dhe rasteve të tjera.

Vendimet gjyqësore përkitazi me aktet akuzuese, të cilat janë ushtruar nga të gjitha prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në 85.97 % të rasteve kanë përfunduar me aktgjykime fajësuese.

Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Kryesuesin e Këshillit dhe mbështetjen e partnerëve ka hartuar edhe planin e veprimit rreth menaxhimit të situatës së shkaktuar nga Covid -19, me ç ‘rast është mundësuar që të zbuten efektet e pandemisë dhe Prokurori i Shtetit të kryejë punët e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj.

Në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit, përveç sfidës së organizimit të punës dhe resurseve njerëzore për ballafaqim me pandeminë COVID-19, edhe gjatë pjesës së parë vitit 2020 është ballafaquar me sfida të ndryshme, duke filluar nga zbatimi i sistemit elektronik për menaxhimin e lëndëve (SMIL), numri i lëndëve të ndryshme penale dhe me kryes të panjohur (PPN, PPP), të trashëguara nga vitet paraprake, trajtimi i rasteve të krimeve të luftës, terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit, krimit financiar dhe ekonomik, fuqizimin e kapaciteteve profesionale të prokurorëve dhe stafit në profile specifike, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë së krijuar me vepër penale, trajtimi i rasteve përmes zbatimit të procedurave alternative, bashkëpunimi juridik ndërkombëtar për krimet e luftës, etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori