LAJMI I FUNDIT:

“2.5 miliardë euro pa menaxhim”, Hoti thotë se Trusti ka mbetur pa Bord

“2.5 miliardë euro pa menaxhim”, Hoti thotë se Trusti ka mbetur pa Bord

Ish-ministri i Financave, njëherit deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësim për përfundimin e mandatit të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale.

Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se 2.5 miliardë euro kanë mbetur pa menaxhim.

“Mandati i anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional ka mbaruar më 30.11.2022. Sipas ligjit  është zgjatur mandati Bordit të vjetër edhe për 3 muaj, ky mandat shtesë ka mbaruar më 01.03.2023. Konkursi është shpallur para tre muajve më 02.12.2022, po deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë”, ka thënë deputeti.

Sipas tij, konkursi do të duhej të ishte shpallur disa muaj para se të mbaronte mandati i Bordit, në mënyrë që të kishte kohë të mjaftueshme për të zgjedhur Bordin e ri.

“Mungesa e Bordit mund të dëmtojë investimet e Trusti me qindra miliona euro për shkak se sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara. Në rast se ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, siç po ndodh muajve të fundit, askush nuk mund të bëjë ndryshime në portfolion e investimeve për të evituar uljen e vlerës së investimeve ekzistuese të Trustit”.

“Në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, që mund të jenë në miliona euro, nuk do të mund të investohen në tregje financiare. Kështu që, miliona euro të kursimeve të qytetarëve do të mbesin në trezorët e BQK-së të pa investuara që nuk sjellin asnjë kthim, të cilat do t’i zhvlerësoj inflacioni”, ka shtuar Hoti.

Ai ka kërkuar llogari nga personat përgjegjës sipas ligjit; ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së.

“Do të kërkoj mbledhje urgjente të Komisioni Parlamentar për Buxhet për të shqyrtuar këtë situatë. Mazhoranca që qeveris me vendin e ka refuzuar projektligjin për tërheqje të mjeteve nga Trusti. Tani, me neglizhencën e saj, po i dëmton me miliona euro qytetarët”, ka përfunduar deputeti Hoti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori