LAJMI I FUNDIT:

19 raste të reja me coronavirus në Kosovë

19 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 19 raste të reja të infektimit me COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe, MSh bën të ditur se janë kryer 723 testime, ndërsa nuk është raportuar për viktima.


Janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 415.

Në 24 orët e fundit, MSh njofton se janë dhënë 126 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit bëhet e ditur se janë administruar 1.825.885 doza të vaksinës.

821.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.385 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/