Nëntëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 32 të tjerë pësuan lëndime pasi një autobus që me sa duket po transportonte pelegrinët në një vend fetar në Meksikën qendrore u përplas të premten.

Sipas AP News, përcjell Telegrafi, zyrtarët shtetërorë thanë se autobusi me sa duket humbi frenat dhe u përplas te një ndërtesë.


Gjashtë nga viktimat pësuan lëndime aq të rënda sa u dërguan në spital në Toluca.

Bëhet e ditur se aksidenti ndodhi në qytezën Joquicingo, në jugperëndim të Mexico City.

Autobusi po shkonte nga shteti perëndimor i Michoacan për në Chalma, një qytet që është vizituar nga pelegrinët katolikë romakë për shekuj. /Telegrafi/