LAJMI I FUNDIT:

180 të zhdukur pas mbytjes së një anijeje në Indonezi

180 të zhdukur pas mbytjes së një anijeje në Indonezi

Rreth 180 pasagjerë rezultuan të zhdukur pas mbytjes së një anijeje në një liqen vullkanik indonezian, sipas bilancit të ri të njoftuar sot nga policia që rishikon në rritje numrin e viktimave.

Forcat e shpëtimit nënvizuan se nuk dihet numri i personave të ndodhur në bordin e varkës prej druri, që u mbyt në liqenin Toba, në veri-perëndim të Indonezisë.


Sipas policisë, që bazohet nga informacione të ndryshme, bëhet fjalë për 178 të vdekur. Nëse ky bilanc konfirmohet, bëhet fjalë për një prej katastrofave më të rënda detare të historisë së arkipelagut prej 1 700 ishujsh.

Sipas një bilanci paraprak bëhej fjalë për 80 të zhdukur./kp/Telegrafi/