LAJMI I FUNDIT:

“18 huamarrje në 6 muajt e parë të 2017 nga Maqedonia”

“18 huamarrje në 6 muajt e parë të 2017 nga Maqedonia”

Në vitin 2017 Maqedonia do të hyjë në borxhe të reja. Huamarrjen e fundit që morri këtë vit Ministria e Financave nga kreditorët e vendit ishte në shumë prej 11,5 milion euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kalendarit të huamarrjeve të cilin Ministria e Financave e shpall rregullisht, në gjysmën e parë të vitin 2017 do të mbahen 18 ankande të letrave shtetërore me vlerë që do të thotë tre huamarrje në muaj. Nëse llogariten borxhet, Qeveria duhet të merr më së paku 371,6 milion euro hua që të mund të shlyej borxhet, njofton TV21.


Kur bëhet fjalë për financat, viti 2016 do të mbahet mend për akuzat e ndërsjella mes ish ministrave Kirill Minovski dhe Kire Naumov. Sipas njërit, borxhi është në nivel alarmant kurse sipas tjetrit, rritja i tejkalon projektimet e bëra.

“50% borxh real nga Bruto Produkti Vendor është situatë alarmante, kjo tanimë është borxh publik i paqëndrueshëm. Ata nuk e fshehin se borxhi publik do të rritet edhe për buxhetin e vitit të ardhshëm”, u shpreh Kire Naumov, ish zëvendës Ministër i Financave.

“Nëse kemi parasysh se projektimi i rishikuar parashikonte rritje prej 2,3% të bruto produktit vendor, shohim se do të kemi rritje mbi projektimet e bëra përkundër pengesave objektive që kishim”, tha Kiril Minoski, ish Ministër i Financave.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, borxhi publik deri më 30 shtator 2016 është 3,9 miliardë euro, prej të cilave 2,5 miliardë euro llogariten si borxh i jashtëm kurse 1,4 miliardë euro si borxh i brendshëm./Telegrafi/