LAJMI I FUNDIT:

18 aktivitete,2 mijë të përfshirë- punonjësit e Balfin i përgjigjen nevojave të komunitetit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

18 aktivitete,2 mijë të përfshirë- punonjësit e Balfin i përgjigjen nevojave të komunitetit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Të jesh i përgjegjshëm nuk do të thotë që të mbash përgjegjësi vetëm për veprimet e tua, por të tregosh vëmendje të veçantë edhe ndaj atyre, që me veprimet e tyre e kanë të pamundur që të jenë në pozita të njëjta me shumë prej nesh. Të jesh i përgjegjshëm me natyrën, me mjedisin që na rrethon e ku jetojmë, me ata që duan të shkollohen por nuk kanë mundësi, apo me njerëzit që për një arsye apo një tjetër, nuk gëzojnë ngrohtësinë, mbështetjen apo vëmendjen që kanë shumë prej nesh, janë vetëm disa nga dimensionet e të qenit i përgjegjshëm.

Përgjegjshmëria është lidhësja që bashkon angazhimin me rezultatin. Në fund të ditës, me atë që bëjmë për të tjerët, ne tregohemi të përgjegjshëm edhe ndaj vetvetes dhe suksesi ynë varet nga ajo çfarë ne bëjmë.

Grupi Balfin ka realizuar gjatë dy muajve të fundit, qershor-korrik 2019, një fushatë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse me një numër të madh të punonjësve të tij, në disa prej shteteve ku operon Grupi, dhe me impakt në sfera të ndryshme, si ajo sociale, mjedisi, edukimi, e kështu me radhë, në kuadër të një prej vlerave themelore të kompanisë, atë, atë të Përgjegjshmërisë.

Atë që organizatave apo institucioneve të tjera të këtij profili i duhet një vit apo edhe më shumë kohë për ta zbatuar, punonjësit e Grupit Balfin e realizuan në një periudhë rekord prej 2 muajsh, duke ju gjendur pranë komuniteteve në shumë qytete të Shqipërisë, dhe duke i kaluar kufijtë e vendit dhe duke i shtrirë aktivitetet edhe në Kosovë e Maqedoni.

Plot 21 kompani të Balfin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe mbi 2 mijë punonjës të angazhuar, dedikuan rreth 1.000 orë përfshirjeje vullnetare përmes 18 aktivitetesh dhe programesh të posaçme, të ideuara dhe organizuara deri në detaj nga vetë ata dhe që kishin në fokus: familjet në nevojë, fëmijët me nevoja të veçanta, gratë dhe fëmijët që janë viktima të dhunës në familje, të moshuarit, individët me SindromënDown, fëmijët jetimë, riciklimin e letrës apo të materialeve plastike si edhe pastrimin e ambienteve dhe fushatave ndërgjegjësuese për kauza të ndryshme.

Grupi Balfin e mbështet filozofinë e tij të të bërit biznes në disa vlera dhe parime nga të cilat udhëhiqet. Një ndër to është edhe ajo e Përgjegjshmërisë.
Në emër të kësaj vlere, punonjësit e Grupit deshën të jepnin mesazhin se ata janëtë përgjegjshëm, se bëjnëatë që thonë, me përgjegjësi dhe etikë të plotë, duke treguar vëmendje maksimale dhe respekt për mjedisin dhe komunitetet lokale në të cilat Grupi investon dhe punon.

Por ajo që ishte e veçantë kësaj here ishte se kontributi, angazhimi, fondet dhe energjitë e idetë e çdo lloji të përdorura në këtë fushatë, nuk ishin burime financiare të Grupit, por kontribut personal dhe individual dhe angazhim vullnetar i punonjësve.

Në fund tëfushatës, punonjës të ndryshëm të mbledhur në eventin përmbyllës u shprehën se kishin dalë të pasuruar shpirtërisht dhe e kishin njohur më mirë veten dhe njëri-tjetrin nëpërmjet këtyre aktiviteteve bashkuese, që rrisin edhe frymën e skuadrës, si dhe i nxisin vetë punonjësit që të zbulojnë kënaqësi apo aspekte sociale të cilat mund të mos i kishin provuar më parë, me synimin që ato do të vijojnë në të ardhmen, qoftë në forma të organizuara, qoftë individualisht.

Kontributi dhe impakti social, Jumbo e Kosovës vlerësohet për idenë më të mirë

Tre aktivitete të posaçme u organizuan me në qendër të vëmendjes fëmijët dhe të rinjtë me SindromënDown në Shqipëri dhe Kosovë, nga kopmanitë Fashion Group Albania dhe Jumbo e Neptun Kosova.

Përfaqësues të Fashion Group Albania premtuan se projekti i tyre do të kulmojë me punësimin e disa të rinjve që kanë këtë sindromë, por që kanë dëshmuar gjithsesi se janë mjaft të zotë për punë.

Ndërkaq, stafi i Jumbo-s në Kosovë gjatë realizmit të projektit përfshiu fëmijët dhe të rinjtë me SindromënDown në përgatitjen e disa recetave ndër më të mirat në Kosovë, si dhe organizuan një aktivitet të dedikuar për shitjen e këtyre ëmbëlsirave. Ata i bënë thirrje publikut nëpërmjet një emisioni radiofonik që t’i blinte produktet e përgatitura nga fëmijët dhe stafi i Jumbos në qendër të Prishtinës dhe thirrja u përqafua nga qytetarët. Paratë e ardhura nga shitjet iu dhuruan po këtyre fëmijëve, nëpërmjet DownSyndrome Kosova. Ky aktivitet u shpall edhe si ideja fituese nga një juri e specializuar e përbërë nga përfaqësues të organizatave World Vision Albania dhe FundJavë Ndryshe.

Ndërkohë, Neptun Albania ndërtoi një fushatë për ti ardhur në ndihmë koleges Omelda Meta që vuan nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh, duke kontribuar vetë si punonjës dhe duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik për t’i ardhur në ndihmë asaj.

Kontributet dhe ditë të caktuara të kaluar në shoqërinë e të moshuarve apo pranë fëmijëve jetimë dhe viktimave të dhunës në familje, së bashku me veprimtaritë ndërgjegjësuese dhe aksionet për pastrimin e mjedisit, ishin disa nga aktivitetet e tjera të kompanive të ndryshme të Grupit Balfin.

Me kontribute personale që kapin një vlerë totale prej mbi 10.000 eurosh, në vetëm dy muaj u organizuan konkretisht aktivitete të shumta. Kompanitë Balfin Real Estate, Green Coast dhe Mante TCI u angazhuan në një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi në mbrojtje të mjedisit. Punonjësit e këtyre kompanive dolën nëpër rrugët e Shqipërisë me parulla në duar në mbrojtje të natyrës, me qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve. Gjithashtu këto kompani kanë nisur grumbullimin e shisheve plastike, të cilat më pas do t’i shiten një qendre të specializuar dhe paratë nga shitja do të shkojnë në favor të fëmijëve të jetimores “Zyber Hallulli”.

DCIM100MEDIADJI_0691.JPG

Me fokus natyrën ishte edhe kontributi i kompanisë “Aladini”, stafi i së cilës u angazhua për pastrimin e një plazhi me kontribute që erdhën nga shitjet online të disa byzylykëve të prodhuara nga vetë punonjësit.

Edhe Tirana Bank në bashkëpunim me UNDP u angazhua në një aksion të gjerë me shumë prej punonjësve të saj për pastrimin e të gjitha qyteteve në Shqipëri ku operon.

Natyra ishte edhe në fokusin e Neptunit në Maqedoni, ku punonjësit e kompanisë ndërmorën pastrimin e disa territoreve dhe përdorën të gjithë biçikleta për të ndërgjegjësuar publikun mbi nevojën e minimizimit të ndotjes së ajrit.

Fëmijët jetimë ishin gjithashtu në vëmendjen e kompanive të Grupit, ndaj Newco Ferronikeli në Kosovë dhe Elektro Servis në Shqipëri, u munduan t’i dhuronin disa buzëqeshje më shumë këtyre fëmijëve, nëpërmjet aktiviteteve dhe donacioneve të posaçme për ta. Fëmijët kaluan ditë argëtuese nëpër kinema, në qendra tregtare dhe ne qendra lojërash të dedikuara për ta.

Kompanitë Alb Chrome dhe Stella Mare e Milsped Albania u angazhuan për të qëndruar pranë moshave të treta, duke i dhënë vëmendje dhe ngrohtësi të moshuarve, nëpërmjet takimesh me ta në qendrat e tyre, përmes bisedash, argëtimit dhe përkujdesjes në mjaft forma të tjera.
Acrem dhe Balfin shpk, vendosën që të ishin pranë viktimave të dhunës në familje, apo fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta, duke kaluar disa orë pranë qendrave përkatëse, përmes aktivitetesh zbavitëse, bisedash njohëse dhe donacionesh të ndryshme.

Gjithashtu, edhe Spar Albania u ndodh pranë familjeve në nevojë përmes ndërgjegjësimit dhe edukimit që punonjësit i bënë fëmijëve të tyre për 1 muaj rresht. Fëmijët në fjalë kursyen përgjatë 30 ditëve para dhe me fondet e mbledhura kontribuuan së bashku me prindërit për disa familje në nevojë. Plotësimi i nevojave me 148 produkte për fëmijët me çrregullime të spektrit autik në Tiranë nga ana e Balfin shpk,informimi dhe ndërgjegjësim i mbi 1200 klientëve mbi rregullat e sigurisë në plazhe nga ana e Jumbo Albania dhe mjaft aktivitete të tjera ishin ato që e karakterizuan dhe e përmbyllën me mjaft sukses dhe përfshirje e impakt të gjerë këtë fushatë.

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë tre-katër viteve të fundit dhe kompania ka shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë, ndaj mjedisit dhe edukimit, nën kujdesin e veçantë të presidentit të Grupit Samir Mane. /Telegrafi/

Artikull i sponsoruar