LAJMI I FUNDIT:

15 vjecarja gjermane me lidhje të dyshuara me shtetin islamik

15 vjecarja gjermane me lidhje të dyshuara me shtetin islamik

Një 15 vjeçare gjermane, me origjinë nga Maroku, po dyshohet për lidhje të mundshme me shtetin islamik. Adoleshentja u arrestua nga autoritet pasi plagosi javën e kaluar një oficer policie në Hanover. Prokurorët gjermanë dyshojnë se vajza është radikalizuar pas një udhëtimi në zonat në afërsi të kufirit turko sirian.

Prokurorët gjermanë, të cilët po hetojnë një vajzë 15-vjeçare pasi plagosi një oficer policie javën e kaluar në Hanover, dyshojnë se adoleshentja mund të ketë lidhje me militantët e shtetit islamik.


Në një deklaratë për revistën gjermane, një zëdhënës i prokurorisë deklaroi se tashmë hetimet janë përqendruar në një prapavijë të mundshme politike të sulmit, por ka refuzuar të komentojë një sfond terrorist të ngjarjes apo për lidhje të mundshme mes 15 vjeçares dhe militantëve ekstremistë.

“Gjatë hetimeve tona kemi zbuluar se ajo ka udhëtuar vetëm një herë jashtë vendit, megjithatë, ende nuk kemi indikacione konkrete nëse ajo mund të ketë qenë në zonat e konfliktit në Siri.

Këto janë spekulime të pastra, deklaroi Thomas Klinge, duke shtuar se hetimet do të marrin një kohë të gjatë dhe madje kërkohet edhe bashkëpunim ndërkombëtar, transmeton kp.

Vajza u arrestua menjëherë sapo plagosi në qafë policin dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Sipas të dhënave, 15 vjeçarja ka pasaportë gjermane dhe origjinë marokene. Prokurorët gjermanë se vajza është radikalizuar pas një udhëtimi në zonat në afërsi të kufirit turko sirian.