LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: UÇK e pastër si loti

Krasniqi: UÇK e pastër si loti

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e pastër si loti, kurse kushdo që me veprimet e tij është ndytë, në cilëndo kohë, le të pastrohet në lavatriqe.

Ja postimi i plotë i Krasniqit në facebook:


“LUFTA ÇLIRIMTARE ISHTE E PASTER

Viteve të fundit jo pak herë është thënë: “Gjykata Speciale do ta pastroj UÇK-në”?! Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk e ka asnjë arsyje që të pastrohet, ajo është e pastër si loti! Pastërtia e saj është Liria jonë dhe mbështetja Ndërkombëtare me Aleancën Euroatlantike në krye.

Kushdo që me veprimet e tija është ndytë, në cilëndo kohë, le të pastrohet në Lavatriqe!

Pasi nuk dyshoj se:

Faqja më e ndriçme e historisë sonë, është vepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e strukturave të saja politike dhe ushtarake, është vepër e sakrificës gjithëpopullore që ka aromën e gjakut të dëshmorëve të kombit, të fëmijëve, grave dhe pleqve që u flijuan në shtëpitë e tyre, ne trojet e tyre, që u flijuan për Kosovën e lirë të pavarur dhe demokratike. Do të jetë obligim i përhershëm i këtij brezi dhe i brezave që vijnë për tu përkulur me nder e respekt para dëshmorëve dhe të rënëve për liri në altarin e Atdheut.

Prandaj, Ata që na sollën ketë faqe lirie e pavarësie – meritojnë vetëm nder e Lavdi!

LAVDI TE RENEVE PER LIRI!” (sic), ka shkruar Krqasniqi.