LAJMI I FUNDIT:

13-vjeçari që vdiq nga coronavirusi në Britani të Madhe u varros pa familjarët e tij – sepse ishin në izolim

13-vjeçari që vdiq nga coronavirusi në Britani të Madhe u varros pa familjarët e tij – sepse ishin në izolim

Kjo është historia rrëqethëse e familjes britanike, e cila u detyrua të qëndronte në izolim gjatë kohë së varrimit të djalit të tyre, i cili vdiq nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy motrat e Ismail Mohamed Abdulwahab, 13-vjeçari i cili vdiq pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, kanë shfaqur po ashtu simptoma të sëmundjes.


Ndërkaq nëna e 13-vjeçarit dhe gjashtë motrat e tij janë detyruar të izolohen në shtëpinë e tyre në Brixton të Anglisë, dhe nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në funeralin e tij.

I njëjti u varros në varrezat myslimane në Chislehurst, nga ndërmarrësit që ishin të pajisur me mjete mbrojtëse, dhe disa të afërm që ndoqën funeralin nga larg.

Në këto ditë të vështira, familjes Abdulwahab i doli në ndihmë miku i tyre Mark Stephensen, i cili ngriti apel në GoFundMe, për vëllanë dhe motrën e Ismailit, të cilët janë infektuar nga coronavirusi, me simptoma të buta.

“Shejh Sharif Zain do të drejtojë këtë varrim, ndërsa une do të jap një fjalim të shkurtër për familjen Abdulwahab”, tha Stephensen disa çaste para funeralit të Ismailit.

Ismaili i cili nuk vuante nga ndonjë sëmundje ekzistuese, përshkruhet nga familja e tij, si një djalë i butë dhe i sjellshëm.

Ai rezultoi pozitiv për Covid-19 të premten e kaluar, një ditë pasi u pranua në Spitalin e King’s College.

Thuhet se 13-vjeçari është viktima më e re në Britani të Madhe nga ky virus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori