LAJMI I FUNDIT:

13 rrëshqitje të dheut në rrugën Kërçovë – Ohër, Rustemi: Është rast tipik i projektit të gabuar

13 rrëshqitje të dheut në rrugën Kërçovë – Ohër, Rustemi: Është rast tipik i projektit të gabuar

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi, sot tha se janë paraqitur 13 rrëshqitje të dheut në rrugën Kërçovë – Ohër, me çka sërish është vështirësuar përfundimi i kësaj autostrade.

Rustemi tha se rruga Kërçovë – Ohër është rast tipik i projektit të gabuar, pasi paraqiten punë të paparashikuara.


“Dua të informoj qytetarët se edhe pse për së dyti herë është projektuar kjo rrugë, sërish në 13 vende ka pasur rrëshqitje të dheut, me çka ne si ndërmarrje shtetërore duhet të angazhohemi për zgjidhjen teknike të këtyre rrëshqitjeve që janë paraqitur për së treti herë në ndërtimin e kësaj rruge”.

“Është rast tipik që nuk duhet të përsëritet asnjëherë të ndërtojmë në një projekt të gabuar. Pikërisht është ky rasti ku ndërtojmë projektin e gabuar, në të cilin tashmë kemi arritur 85 përqind realizimin e tij, por na dalin punë të pakontrolluar. Duke pasur parasysh këto probleme, ne si ndërmarrje publike së bashku me Qeverinë vendosëm të ndërtojmë modelin e ndërtimit të autostradave

“Ai model i ri është modeli i fidikut të modofikuar, në të cilin do të ndërtojmë me konsorciumin Bechtel Enka, me të cilin jemi të sigurit se në kohë më të shpejtë dhe më efikas do të kemi komunikacion më të mirë në të ardhmen”, tha mes tjerash Rustemi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori