LAJMI I FUNDIT:

13 raste me coronavirus në Kosovë, Vitia komuna me numrin më të madh të personave të prekur

13 raste me coronavirus në Kosovë, Vitia komuna me numrin më të madh të personave të prekur

Sikurse në krejt vendet e botës edhe Kosova është prekur nga virusi COVID-19 apo i njohur si Coronavirusi.

Deri më tani në vendin tonë janë testuar mbi 200 raste të dyshimta, ku prej tyre 13 kanë rezultuar pozitivë.


Rastet e para të prekura nga coronavirusi u shënuan të premten më 13 mars 2020, ku dy pacientë që kishin ardhur nga Italia, pas analizave të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dolën pozitiv, shkruan Telegrafi.

Nga rastet e para të konfirmuara me Covid-19 ishte një shtetase italiane e moshës 20 vjeçare e cila kishte qëndruar në Klinë, kurse pacienti i dytë, një kosovar i moshës 77 vjeç nga Stublla e Vitisë.

Pas këtyre, u konfirmua edhe rasti i tretë, një 39 vjeçar, i cili po ashtu është nga Stublla e Vitisë, familjar i 77 vjeçarit që ishte diagnostifikuar me coronavirus.

Pasditen e së shtunës u konfirmuan edhe dy raste të reja duke e çuar në pesë numrin e të prekurve nga coronavirusi. Në mesin e këtyre dy të prekurve ishte 42 vjeçari nga Stublla e Vitisë, familjar i 77 vjeçarit i cili ishte në mesin e rasteve të para të prekura nga ky virus. Kurse rasti tjetër ishte një 37 vjeçare, shtetase e Kosovës me qëndrim në Itali-Brescia me vendqëndrim në fshatin Bubavec të Malishevës, shkruan Telegrafi.

Edhe katër raste të reja me coronavirus, shkon në 13 numri i të infektuarve
Lexo po ashtu Edhe katër raste të reja me coronavirus, shkon në 13 numri i të infektuarve

E numri i të prekurëve u rrit gjatë ditës së djeshme ku u konfirmuan edhe katër raste të reja, duke çuar në nëntë numrin e të prekurve.

Tri raste ishin nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt ishte nga Komuna e Podujevës.

E në orët e hershme të ditës së sotme (e hënë), ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se janë shënuar edhe katër raste të tjera, duke çuar në 13 numrin e përgjithshëm deri më tani të personave të prekur me COVID-19.

Të katër këta persona janë nga Stublla e Vitisë, po ashtu familjarë të 77 vjeçarit, i cili u diagnostifikua me coronavirus të premten.

Bazuar në këto të dhëna deri më tani Vitia është komuna me numrin më të madh të personave të prekur me coronavirus, gjithsej shtatë persona. Pas Vitisë, radhitet Malisheva me katër persona të diagnostifikuar me COVID-19, në Klinë është një person dhe në Poduejvë një gjithashtu.

Pas këtyre rasteve Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente, ndërkaq komunat e prekura janë futur në karantinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bëjnë apel tek qytetarët që të rrinë në shtëpitë e tyre dhe tu përmbahen udhëzimeve të publikuara për tu mbrojtur nga ky virus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori