eksperti-banner

Këto janë pamjet kur protestuesit i vihen pas një të riu i cili dyshohet se i provokoi ata në momentet kur po kalonte në zonën e protestës me një qen pitbull. Ata e kanë ndjekur atë ndërsa ai u largua me vrap në zonën e ish-Bllokut sipas burimeve

Kujtojmë se incidenti ndodhi gjatë protestës së ditës së sotme, ku djali me një qen pitbull, teksa po kalonte në zonën e protestës, ka ofenduar një influencere. Më pas, disa protestues i janë vënë në ndjekje me pretendimin se ai i ka provokuar.




Besohet se ai i është drejtuar edhe influenceres duke i thënë: “E ke lexuar Aristotelin ti që del në protestë?” dhe ajo i është përgjigjur: “Po.” Sipas burimeve të tjera, djali i është drejtuar edhe turmës duke ofenduar dhe më pas u ka thënë: “Rroftë Rama, i hani atë …”.

Situata ka agravuar dhe ai është larguar me shpejtësi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

I riu është larguar me vrap drejt një zone të bllokuar, ndërsa protestuesit janë rikthyer sërish në protestë./Euronews Albania