LAJMI I FUNDIT:

13 aksidente në Shkup, nëntë persona të lënduar

13 aksidente në Shkup, nëntë persona të lënduar

Nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në katër nga gjithsej 13 aksidente që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e Shkupit. Në nëntë aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia e komunikacionit ka përjashtuar 68 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer i cili ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, nëntë shoferë para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy shoferë fillestarë.


Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe një automjet i parregulluar teknikisht, 10 të paregjistruara, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë mënjanuar 52 automjete.

Janë sanksionuar 59 shoferë për parkim të paligjshëm, 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar, shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe, tre shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe./Telegrafi/