LAJMI I FUNDIT:

12 vjet nga vdekja e Fadil Feratit, Abdixhiku: Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me fatin e Kosovës për liri e pavarësi

12 vjet nga vdekja e Fadil Feratit, Abdixhiku: Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me fatin e Kosovës për liri e pavarësi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar veprimtarin dhe ish-kryetarin e Istogut, Fadil Ferati në 12 vjetorin e ndarjes nga jeta.

“Janari, Lidhjes Demokratike të Kosovës i mori shumë personalitete të rëndësishme e ndër ta edhe Fadil Feratin, nënkryetarin e LDK-së e kryetarin shumëvjeçar të komunës së Istogut. Sot, në 12 vjetorin e ndarjes nga jeta të Fadil Feratit, nderojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtimin, sakrificën dhe trimërinë e tij”, ka thënë Abdixhiku.


Ai ka shtuar se Fadil Ferati i takon plejadës së intelektualëve dhe veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, që nuk u ndalën së punuari për të mirën e vendit deri në frymën e fundit.

“Ai ishte njëri nga themeluesit e degës së LDK-së në Istog. Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me fatin e Kosovës për liri e pavarësi; angazhimi i tij shoqëror e politik ishte misioni dhe vizioni i tij për qeverisje të mirë, dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve; kryetar besnik për të gjithë istogasit. Trashëgimia e vyer intelektuale dhe politike e tij mbeten shembuj frymëzimi për shumë breza për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari vendit”, tha Abdixhiku.

Ai ka shtuar se kujtimi për Fadil Feratin është i përjetshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori