LAJMI I FUNDIT:

12 tentativa për eliminim – drejtori i CIA-s ‘nxitoi’ për në Kiev për të paralajmëruar Zelenskyn rreth planeve ruse për ta vrarë atë

12 tentativa për eliminim – drejtori i CIA-s ‘nxitoi’ për në Kiev për të paralajmëruar Zelenskyn rreth planeve ruse për ta vrarë atë

William Burns, Drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), paralajmëroi presidentin Volodymyr Zelensky për një kërcënim me vrasje në një takim sekret gjatë vizitës së tij në Ukrainë para fillimit të agresionit të Rusisë.

Chris Whipple, autor i librave për administratat e presidentëve të ndryshëm amerikanë, përshkruan këtë informacion në librin e tij “The Fight of His Life: Inside Joe Biden’s White House”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, William Burns shkoi në Kiev para fillimit të luftës në shkallë të gjerë për të informuar Zelenskyn për një plan rus për ta vrarë atë.

Chris Whipple tha se Biden ngarkoi drejtorin e CIA-s – një ish-ambasador i SHBA-së në Rusi – t’i jepte Zelenskyt “detaje të sakta të komploteve ruse”.

Reklama

“Kjo menjëherë tërhoqi vëmendjen e Zelensky; ai u befasua nga ky lajm”.

Në shkrimin e mediave të huaja vihet re – duke iu referuar ‘zyrtarëve ukrainas’ – se Zelensky i ka mbijetuar më shumë se 12 tentativave të veçanta “për jetën e tij” nga forcat ruse që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022.

Dhe Whipple ka thënë se të paktën “dy nga ato histori suksesi” ishin falë inteligjencës amerikane të ndarë nga Burns gjatë asaj vizite në Kiev: “Inteligjenca ishte aq e detajuar sa do të ndihmonte forcat e sigurisë të Zelensky të pengonin dy përpjekje të veçanta ruse për jetën e tij”.

Në mars të vitit 2022, The Times raportoi se presidenti Volodymyr Zelensky i kishte mbijetuar të paktën tri tentativave për vrasje që nga fillimi i agresionit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Reklama

Në të njëjtën kohë, Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Zyrës së Presidentit, tha më 9 mars se kishte më shumë se një duzinë atentatesh të tilla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Koreja e Veriut ua hoqi mitrat grave shtatshkurtër, derisa njerëzit homoseksualë dhe fetarë i ka dënuar me vdekje, thotë Koreja e Jugut

Koreja e Veriut ua hoqi mitrat grave shtatshkurtër, derisa njerëzit homoseksualë dhe fetarë i ka dënuar me vdekje, thotë Koreja e Jugut

Azia
Pas një kërkimi intensiv, trupi i dyvjeçarit në Florida gjendet në gojën e një aligatori

Pas një kërkimi intensiv, trupi i dyvjeçarit në Florida gjendet në gojën e një aligatori

Amerika
Bora mbulon llogoret në vijën e frontit ku po luftojnë ushtarët ukrainas

Bora mbulon llogoret në vijën e frontit ku po luftojnë ushtarët ukrainas

Evropa
Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Evropa
Reagime nga Ukraina pasi Rusia mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Reagime nga Ukraina pasi Rusia mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Botë
Prigozhin dëshiron të zëvendësojë Putinin, përplasja mes tyre është planifikuar për vitin 2024

Prigozhin dëshiron të zëvendësojë Putinin, përplasja mes tyre është planifikuar për vitin 2024

Evropa
Kalo në kategori