LAJMI I FUNDIT:

12 fermerë të Mitrovicës përfitojnë subvencione në pemëtari

12 fermerë të Mitrovicës përfitojnë subvencione në pemëtari

Komuna e Mitrovicës, realizoi projektin e radhës që është subvencionimi i fermerëve me rrethojë dhe sistem të ujitjes në pemishte ekzistuese.

Në këtë projekt kanë përfituar 12 fermer, prej të cilëve 3 fermer përfitojnë rrethojë për pemishte ekzistuese, 9 fermer përfitojnë sistem të ujitjes për pemishte ekzistuese, ku vlera totale e projektit është 7,269.69 euro. Po ashtu në këtë projekt me sistem të ujitjes mbulohen 6 ha me mollë dhe 0.2 ha me mjedër, kurse me rrethojë 1.2 ha me mollë 0.6 ha me mjedër dhe 0.1 me dredhëz.

Me këtë rast kryetari Agim Bahtiri i uroi të gjithë fermerët për përzgjedhjen e tyre dhe i përgëzoi për punën e madhe qe po e zhvillojnë në aktivitetet e tyre bujqësore.

“Jam shumë i lumtur që edhe sot jam në mesin e atyre që sigurojnë të hyrat e familjes nga puna që e bëjnë me mund dhe djers. Ne do të mundohemi që edhe në vazhdimësi të ju mbështesim me subvencione dhe këtë vetëm që të ju lehtësojmë punën dhe ju të keni përfitime të mëdha”, tha ndër tjera kryetari Bahtiri. /Telegrafi/