LAJMI I FUNDIT:

114 pacientë me coronavirus janë duke u trajtuar nëpër spitale

114 pacientë me coronavirus janë duke u trajtuar nëpër spitale
Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se janë 114 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 83 të konfirmuar Covid-19 pozitivë dhe 75 me oksigjeno-terapi.

ShSKUK në komunikatën e bërë për media thotë se, në QKUK janë 75 pacientë të shtrirë, 40 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 40 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 39 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë, 22 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
– Spitali i Pejës, 11 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka përsëritur thirrjen për vaksinimin e qytetarëve kundër coronavirusit.

IKSHPK thotë se vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Qytetarë të dashur! Ju lutemi vaksinohuni. Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë! Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19.Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar. Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital”, thotë IKSHPK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori