11 ushqime që nuk duhen mbajtur asnjëherë në frigorifer
Nuk ka rëndësi çfarë iu ka mësuar mami apo babi për frigoriferin dhe aftësitë e tij magjike ruajtëse. Janë disa ushqime të cilat nuk duhen mbajtur asnjëherë atje.
1. Domatet
Futja e domates në frigorifer do ‘të ngrijë’ dhe ndalojë edhe pjekjen e tyre. Kjo do të bëjë që shija e domates të humbasë.
2. Patatet
Mbajtja e patateve në frigorifer mund të ndryshojnë sasinë e sheqerit brenda saj. Kjo jo vetëm do të ndryshonte cilësinë e patates, por gjithashtu do të bënte që ajo të ketë shije shumë të ëmbël kur të gatuhet.
3. Qepët
Shoqata Ndërkombëtare e Qepës thotë se i vetmi rast kur mund t’i mbani qepët në frigorifer është kur doni të zgjasnin jetëgjatësinë e tyre. Përndryshe, mbajini ato në një vend të freskët dhe të thatë.
4. Buka
Ngrirja e përkohshme e një fete buke e ndalon atë përkohësisht të humbasë shijen. Por lënia në frigorifer e një buke përshpejton zhvillimin e mykut. Temperaturat e lëta kristalizojnë niseshtenë e pranishme në bukë, duke bërë që ajo të humbasë shijen dhe vlerat ushqyese.
5. Bananet
Një banane e pjekur mund të vihet në frigorifer për ta mbajtur ata të pjekur, por duke vënë një banane të papjekur atje, ajo nuk do të piqet asnjëherë. Sipas ‘A Moment of Science’, bananet vijnë nga një klimë e ngrohët tropikale dhe nuk kanë asnjë mbrojteje natyrore kundër të ftohtit.
6. Hudhrat
Vënia e hudhrave në frigorifer, sidomos në qese plastike, është ftesë për mykun. Mirë është që ato të ruhen në një vend të freskët e të errët, që nuk është frigorifer.
7. Vaji
Ruajtja e vajit në frigorifer rrit qëndrueshmërinë e tij, duke e bërë të pamundur të gatuani me të.
8. Kafeja
Ruajtja e kafesë në frigorifer do të thotë se jo vetëm që ajo do të humbasë shijen, por gjithashtu do të përthithë aromat e frigoriferit duke mos shijuar asnjëherë njësoj si më parë.
9. Pjepri
Pjepri mund të ruhet në frigorifer vetëm nëse është prerë. Derisa të ndodhë kjo, mbajeni jashtë tij. Kërkimet kanë treguar se duke e mbajtur pjeprin në temperaturën e dhomës, ruhen më mirë vetitë e tij antioksidante.
10. Avokado
Ashtu si në rastin e bananes, ruajtja e avokados në frigorifer ndalon pjekjen e këtij fruti duke bërë që të humbasë shijen.
11. Mjalti
Temperaturat e ulëta nxisin kristalizimin duke bërë që mjalti të ngurtësohet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre