TravelCenters of America Inc. (TA), një rrjet qendrash udhëtimi me shërbim të plotë i themeluar në vitin 1972, njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Electrify America për të zgjeruar infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike.
Sipas njoftimit për shtyp, TA synon të ofrojë shërbimin e tarifimit të shpejtë në lokacione të përzgjedhura të TA/Petro, duke filluar nga ky vit.
Qëllimi është të instalohen afërsisht 1000 karikues individualë (me një fuqi deri në 350 kilovatë) në 200 lokacione përgjatë autostradave kryesore gjatë pesë viteve, pra deri në vitin 2028.
Kjo do të ishte mesatarisht rreth 200 karikues të rinj në 40 vende çdo vit, por nuk dihet nëse zgjerimi do të jetë linear, raporton insideevs, transmeton Telegrafi.
Siç mund ta shohim në imazhin e konceptit, karikuesit do të jenë të markës TA, por do të blihen nga Electrify America, dhe njësia e biznesit Electrify Commercial (e lansuar në vitin 2020) është vendosur të kujdeset për infrastrukturën, e cila do të përfshihet në rrjetin e karikimit të Electrify America.
Në përgjithësi, tingëllon si një projekt i favorshëm pasi TravelCenters of America siguron të ardhmen e saj për ardhjen e makinave elektrike, Electrify America zgjeron rrjetin e saj, ndërsa drejtuesit e makinave elektrike fitojnë më shumë vende karikimi për të zgjedhur.
Aktualisht, Electrify America operon në Shtetet e Bashkuara më shumë se 3,400 karikues të shpejtë në afër 800 stacione.
Shtimi i 1000 karikuesve në 200 vende është një marrëveshje e rëndësishme nga ky këndvështrim. Plani është që të zgjerohet rrjeti në 10,000 karikues dhe 1,800 stacione deri në vitin 2026 (përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë). /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesë veturat që pritet të mos prodhohen në vitin 2024: Cili model do t'ju mungojë më së shumti?

Cybertrucku i tregon Lamborghinit Urus se kush “është bosi” në garë – “e lë me gishta në gojë”

Musk: Versioni Tesla me kosto të ulët do të jetë revolucionar

Nissan, modeli elektrik do të kushtojë nën 24 mijë euro

BMW prezanton një motoçikletë që mund të lëviz vetë-vetiu, por nuk do të mund ta blini

Cybertruck mund të mos vijë kurrë në Evropë, ja pse

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual

Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Gjykata e BE-së vendos se simbolet fetare mund të ndalohen, si do të funksionojë?

Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me porosi

Avokati Berisha: Në darkën e fundit të Liridonës ishte edhe vrasësi i saj