LAJMI I FUNDIT:

10 vendet që paguajnë më shumë mësuesit (Foto)

10 vendet që paguajnë më shumë mësuesit (Foto)

Edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj është shtylla kryesore që garanton jo vetëm mbijetesën e një populli, por edhe rritjen e mirëqenies së tij, e rrjedhimisht edhe standardin jetësor.

Sado të ndryshojnë prioritetet e një qeverie, arsimimi është gjithnjë aty, njëri prej tyre, madje edhe kur bëhet fjalë për vendet më të zhvilluara të planetit.

Por cilat janë vendet që vlerësojnë më shumë ata që përhapin dijen tek brezat e rinj? Forumi Ekonomik Botëror ka bërë renditjen e 10 vendeve që paguajnë më së shumti mësuesit në bazë të të dhënave të publikuara nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik.

Në mesin e këtyre shteteve sipas Telegrafit ka shtete që e vlerësojnë shumë përvojën e mësuesve.

10 – Kanada – Paga vjetore për mësuesit është 39,179 dollarë.

9 – Holanda – Paga vjetore për mësuesit është 39,205 dollarë.

8 – Australia – Paga vjetore për mësuesit është 40,874 dollarë.

7 – Spanjë – Paga vjetore për mësuesit është 42,002 dollarë.

6 – SHBA – Paga vjetore për mësuesit është 43,678 dollarë.

5 – Danimarka – Paga vjetore për mësuesit është 46,914 dollarë.

4 – Norvegjia – Paga vjetore për mësuesit është 47,445 dollarë.

3 – Gjermania – Paga vjetore për mësuesit 61,589 dollarë.

2 – Zvicra – Paga vjetore e mësuesve në këtë vend është 69,865 dollarë.

1- Luksemburg – Paga vjetore e një mësuesi është 79 mijë dollarë. Për ata me përvojë shkon deri në 137 mijë dollarë. /Telegrafi/