LAJMI I FUNDIT:

10 ekonomitë më të mëdha në botë gjatë vitit 2018

10 ekonomitë më të mëdha në botë gjatë vitit 2018

Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), thuhet se ekonomia amerikane është më e madhja në botë e ndjekur nga Kina në vend të dytë dhe Japonia në vend të tretë.

Gjermania është e katërta, me një ekonomi prej 4.2 trilionë dollarësh, Mbretëria e Bashkuar është e pesta me 2.94 trilionë dollarë dhe Franca është e gjashta me 2.93 trilionë dollarë, shkruan Telegrafi.

Në vendin e shtatë është ekonomia e Indisë dhe në vend të tetë është Italia. I nënti në listë është Brazili, me një ekonomi prej më shumë se 2.14 trilionë dollarë, ndërsa Kanadaja është ekonomia e dhjetë me një ekonomi prej 1.8 trilion dollarësh.

Shkalla e dukshme e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara i vë të tjerët në perspektivë. Është më e madhe se ekonomitë e kombinuara nga pozita e katërt në të dhjetën në listë.

Në përgjithësi, ekonomia botërore është me vlerë rreth 79.98 trilionë dollarë, që do të thotë se SHBA-ja llogaritet për më shumë se një të katërta e totalit të botës. /Telegrafi/