Sipas komunikatës së Prokurorisë veprimet e para hetimore, në këtë rast, kanë filluar para se të ndodhin ngjarjet e fundit në Maqedoni, për shkak të dyshimeve se disa persona kanë planifikuar kryerjen e disa veprave penale në Kosovë.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, pasi që për këtë rast, ka pranuar kërkesë së bashku me prova nga Policia e Kosovës i është drejtuar gjykatës kompetente me kërkesë për lëshimin e urdhrit për kontroll”, thuhet në komunikatë.


Sipas Prokurorisë , në këtë rast mund të jenë të dyshuar persona të njëjtë, të cilët sipas informatave që Prokuroria i ka pranuar nga mediat, mund të kenë qenë të përfshirë në ngjarjet e ndodhura në Maqedoni.

“Ky veprim hetimor, i bazuar në ligj, është ndërmarrë duke vlerësuar rëndësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e çfarëdo lloji të kryerjes së veprave penale”, sqaron Prokuroria.

Prokuroria Speciale e përderisa rastin e ka në fazë hetimore nuk mund të bëjë publike informata tjera, mirëpo siguron opinionin se Prokurori i Shtetit, duke u bazuar në kompetencat dhe obligimet ligjore që ka, do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e të gjitha akteve të kundërligjshme në vend.