Zyrtre: Arbnor Muja nga Samsunspor kalon te Sint-Truiden

Sint-Truiden VV ka njohur për transferimin e sulmuesit anësor Arbnor Muja nga Samsunspor në huazim për një sezon, me të drejtë blerjeje.
Muja ka filluar karrierën e tij në Kosovë dhe ka kaluar periudha huazimi te Braunschweig në Gjermani dhe te KF Skënderbeu në Shqipëri. Përparimi i tij u konkretizua te KF Trepça 89, nga ku siguroi transferimin te FC Drita, një nga klubet më të suksesshme në Kosovë.
Performancat e tij në Ligën e Konferencës me Dritën tërheqën vëmendjen e Antwerp, që e nënshkroi në verën e 2022.
Me klubin belg, Muja fitoi kampionatin e Ligës Jupiler Pro dhe Kupën Croky, duke u bërë një pjesë kyçe e skuadrës. Në shkurt të vitit 2024, ai u transferua te skuadra turke Samsunspor, ku vazhdoi të tregonte konsistencë dhe performanca të larta.
Gjatë karrierës së tij profesionale, Muja ka luajtur 226 ndeshje zyrtare, ka shënuar 40 gola dhe ka dhënë 24 asiste, si dhe ka regjistruar pesë paraqitje me ekipin kombëtar të Shqipërisë.
"Ende i mbaj mend mirë ndeshjet kundër STVV. Dy herët që luajta në Stayen ndjeva menjëherë pasionin dhe besnikërinë e tifozëve. Ky entuziazëm më prek si lojtar dhe do të bëj çmos që çdo paraqitje të shpërblejë mbështetjen e tyre me gola dhe asiste", deklaroi Muja. /Telegrafi/



















































