LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarja shqiptare e Ministrisë së Mjedisit, kapet në Gjenevë duke vjedhur

Zyrtarja shqiptare e Ministrisë së Mjedisit, kapet në Gjenevë duke vjedhur

Një gjykatë e Zvicrës ka dëbuar nga ky vend, por edhe nga të gjitha shtetet e zonës Shengen, një zyrtare shqiptare të Ministrisë së Mjedisit, e cila është kapur duke vjedhur në supermarket.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta zvicerane 20 minutes, e cila për arsye etike nuk përmend emrin e saj, por vetëm thekson se ka qenë një konsulente e Ministrisë së Mjedisit.

Zyrtarja, një vajzë e re, ndodhej në Gjenevë për një konferencë ndërkombëtare në maj të vitit 2015. Ajo është diplomuar për inxhinieri.


Gazeta shkruan se “ajo kishte vënë disa artikuj në çantë, po pastaj me idenë se siguria nuk e kishte vënë re, ka menduar se është e lehtë për t’ia mbathur. Malli që ajo kishte futur në çantë, arrinte në një shumë prej 1667 frangash.” /tesheshi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori