LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarisht në sezonin e Akrepëve: Shenjat që e kanë halë në sy dhe ato që e kanë mik të vërtetë

Zyrtarisht në sezonin e Akrepëve: Shenjat që e kanë halë në sy dhe ato që e kanë mik të vërtetë

Jemi në muajin e shenjës së Akrepit dhe ndonëse çdo shenjë mendon se është më e mira e zodiakut për shkak të karakteristikave, arsyet e mëposhtme do t’ju tregojnë se përse të jesh i lidhur me një person të shenjës së Akrepit mund të ndryshojë mënyrën se si ju do e shihni lidhjen

Akrepët nuk duan ta japin më shumë nga se duan nga vetja dhe krijojnë marrëdhënie të thella vetëm me një numër të kufizuar njerëzish.


Çdo marrëdhënie me ta është një marrëveshje e vërtetë, ata rrallë humbin kohë me çështje të pakuptimta.

Janë të vështirë për t’u bërë shok, ndaj lexoni më poshtë nëse yjet ju favorizojnë apo jo për të krijuar një marrëdhënie shoqërore ose dashurie me një person të lindur nën shenjën e akrepëve.

Marrëdhëniet më të mira

Akrep – Akrep: Duke qenë të dy shenja uji kanë mundësi ta kuptojnë njëri-tjetrin që në ajër, por në të njëjtën kohë lidhja me të njëjtën shenjë është e rrezikshme, sepse krenaria që e karakterizon Akrepin është mjaft e fortë dhe ndonjëherë është e vështirë të gjendet se cili duhet të tolerojë në raste te veçanta. Megjithatë, lidhja Akrep-Akrep është ndër lidhjet më të forta dhe më emocionale.

Akrep – Virgjëreshë: Është një marrëdhënie që funksionon mjaft mirë për shkak se janë shenja që e admirojnë njëra-tjetrën dhe të dyja kanë një etikë pune për t’u admiruar. Po ashtu, këto dy shenja i anashkalojnë tiparet negative të njëri-tjetrit dhe pothuaj gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët.

Akrepi – Peshqit: Këto dy shenja kanë një tërheqje të menjëhershme, por kjo nuk zgjat shumë, sepse Peshqit fillojnë e bëhen posesivë me kalimin e kohës dhe kjo është krejt e papranueshme për Akrepin. Sido të jetë, ky bashkim është një lidhje që funksionon mirë dhe shpeshherë është jetëgjatë.

Marrëdhëniet më të këqija

Akrep – Dash: Është një marrëdhënie e cila duhet shmangur, sepse shenjat që posedohen nga Marsi duan të kenë vazhdimisht kontroll mbi gjithçka. Kështu që si Dashi, edhe Akrepi do të jenë gjithmonë në luftë për të pasur frenat në dorë për gjithçka në jetën e tyre.

Akrep – Shigjetar: Kjo është një marrëdhënie e pasigurt në shumë raste dhe shpesh ndeshet me debate të ashpra, sepse trillet e Shigjetarit hera-herës bëhen të padurueshme për Akrepin dhe e bën atë të nxjerrë anën e vet më të keqe. Po e bëri këtë, situata bëhet shumë e vështirë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Çfarë të vizitosh
Sjellja me kolegët që nuk ndalen së foluri

Sjellja me kolegët që nuk ndalen së foluri

Këshilla Lifestyle
Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori