Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se masat e reja të izolimit në vendet evropiane nuk janë të nevojshme.
Këto vende po shënojnë rritje të numrit të të infektuarve me coronavirusin e ri, kryesisht për shkak se njerëzit po kthehen nga udhëtimet e pushimeve.
“Ne mund ta menaxhojmë virusin dhe ta mbajmë ekonominë të funksionojë”, tha Hans Kluge, kreu i degës evropiane të OBSH-së.
Italia, Franca, Spanja dhe Gjermania janë ndër vendet ku është shënuar rritje numrit të rasteve me coronavirus.
Italia regjistroi 845 raste të reja më 20 gusht, numri më i lartë i rasteve ditore që nga muaji maj. Franca raportoi 4.700 raste, ndërsa Gjermania raportoi 1,707 raste, numri më i lartë që nga muaji prill.
Sidoqoftë, numri i rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara është akoma shumë më i lartë se në Evropë.
Autoritetet raportuan për 46.000 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 5,575,323.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me seli në SHBA, në gjithë botën numri i të infektuarve ka arritur në mbi 22 milionë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Irlanda, Norvegjia dhe Spanja e njohin Palestinën si shtet të pavarur
Irlanda dhe Norvegjia pritet të njohin sot shtetin palestinez, edhe tri shtete anëtare të BE-së planifikojnë ta bëjnë të njëjtën
Ministria ukrainase e Mbrojtjes pretendon se Rusia ka humbur 496 mijë ushtarë nga fillimi i luftës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251