LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i lartë i zgjedhjeve në Georgia: Shtëpia e Bardhë më detyroi të flisja në telefon me Trumpin

Zyrtari i lartë i zgjedhjeve në Georgia: Shtëpia e Bardhë më detyroi të flisja në telefon me Trumpin

Zyrtari më i lartë i zgjedhjeve republikane të Georgjias tha të hënën se Shtëpia e Bardhë e kishte shtyrë atë të fliste në telefon me presidentin amerikan, Donald Trump, ku iu bë presion për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Në thirrjen e së shtunën, Trump i tha Sekretarit të Shtetit të Georgias, Brad Raffensperger të “gjente” vota të mjaftueshme për të përmbysur humbjen e zgjedhjeve në shtetin jugor”, sipas një audio-regjistrimi të publikuar nga washingtonpost.


“Unë kurrë nuk kam besuar se ishte e përshtatshme të flisja me presidentin, por ai u nxor jashtë, mendoj se e kishte stafin e tij të na shtynte. Ata donin një telefonatë”, tha Sekretari i Shtetit i Georgia, Brad Raffensperger, raporton reuters.

Një shtet demokrat ka bërë thirrje për një hetim nëse Trumpi kishte shkelur ligjin zgjedhor të Georgias me thirrjen. Raffensperger dhe këshilltari i përgjithshëm i zyrës së tij hodhën poshtë pohimet e republikanit për mashtrim elektoral në bisedën një orëshe.

Washington Post publikoi një audio kompromentuese: Trump u përpoq të "gjente" vota në favor të tij
Lexo po ashtu Washington Post publikoi një audio kompromentuese: Trump u përpoq të "gjente" vota në favor të tij

Trump për dy muaj ka pohuar në kundërshtim me provat se humbja e tij ndaj presidentit të zgjedhur demokrat, Joe Biden ishte rezultat i mashtrimit të përhapur. Shqyrtime të shumta shtetërore dhe federale, si dhe gjykata, i kanë hedhur poshtë ato pretendime si të pa mbështetura.

Biden fitoi votat e Kolegjit Zgjedhor shtet më shtet me 306-232 vota dhe mbajti votën popullore me më shumë se shtatë milion vota sesa Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Botë
Kalo në kategori