LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i lartë i Vatikanit vizitë në Tiranë, Selia e Shenjtë mbështet zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe afrimin drejt njohjes së Kosovës

Zyrtari i lartë i Vatikanit vizitë në Tiranë, Selia e Shenjtë mbështet zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe afrimin drejt njohjes së Kosovës

Zyrtari i lartë i Vatikanit, Imzot Paul Richard Gallagher ka shprehur mbështetjen e Selisë së Shenjtë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë të ditur sot Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla pasi e pritur arqipeshkvin në një vizitë zyrtare në Tiranë. 

Në një postim në Facebook pas takimit, Nikolla ka thënë se Imzot Gallagher ka shprehur gjithashtu mbështetjen për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe afrimin drejt njohjes së Kosovës.


“Takim i përzemërt e miqësor me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare të Vatikanit, Imzot Paul Richard Gallagher. Marrëdhëniet dypalëshe të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Vatikanit janë rikonfirmuar nga vizitat e viteve të fundit të dinjitarëve të lartë shtetërorë, Presidentit të Republikës, Kryetares së Kuvendit dhe Kryeministrit”, tha Nikolla.

Ajo shtoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale, ato janë shpirtërore dhe frymëzuese për shqiptarët, si një komb me vlera e simbole të fuqishme.

“Mirënjohje Vatikanit dhe Kishës Katolike për realizimin në Shqipëri të projekteve në arsim, trashëgimi kulturore, shëndetësi, shërbimet sociale etj. dhe vazhdimin e tyre në të ardhmen”, tha Nikolla.

Ishte kënaqësi të dëgjoja vlerësimet e Imzot Gallagher se Vatikanit beson se Shqipëria ecën në drejtimin e duhur, drejt destinacionit të saj në Bashkimit Evropian dhe se kjo vizitë është dëshmi e këtij besimi”, shtoi Nikolla. Se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë një prioritet për Vatikanit si edhe për inkurajimin dhe mbështetjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe afrimin drejt njohjes së Kosovës”, shtoi Nikolla.

Kryeparlamentarja tha me tej se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Vatikanit i kontribuon paqes në rajon, kontinent e më gjerë, dhënies fund të luftës në Ukrainë, vëllazërisë, tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori