LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari amerikan paralajmëron: Koreja e Veriut mund të kryej test të armëve bërthamore në çdo moment

Zyrtari amerikan paralajmëron: Koreja e Veriut mund të kryej test të armëve bërthamore në çdo moment

Një zyrtar amerikan, i dërguar special për Korenë e Veriut, Sung Kim, ka paralajmëruar se ky vend do të mund të kryente teste të armëve bërthamore në çdo moment.

Paralajmërimi i Kim vjen disa ditë pasi që Pyongyangu testoi tetë raketa balistike, transmeton Telegrafi.


Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, tha para gazetarëve se çfarëdo testimi bërthamor do të rezultonte me “një përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme”.

Pyongyangu nuk ka kryer teste bërthamore për pesë vite.

Megjithatë, tensionet në Gadishullin korean po rriten, kurse Kim tha se Koreja e Veriut ka lansuar 31 raketa këtë vit që është një rekord i ri. Rekordi i kaluar ishte ai i vitit 2019, ku u testuan 25 raketa. /Telegrafi/