LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i Aeroportit të Podgoricës reagon me nervozizëm, e pengoi simboli i shqiponjës që bëri shqiptari (Video)

Zyrtari i Aeroportit të Podgoricës reagon me nervozizëm, e pengoi simboli i shqiponjës që bëri shqiptari (Video)

Një zyrtar malazez në Aeroportin e Podgoricës ka reaguar me nervozizëm për shkak se udhëtari e bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Udhëtari Sead Nikaj, i cili mbërriti në Aeroportin e Podgoricës, në dalje të aeroportit i përshëndeti familjarët e tij duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar, me ç’rast punonjësi i aeroportit, me nervozizëm reagoi duke tentuar ta largonte, transmeton Malesia.org.


Zyrtari i aeroportit i drejtohet udhëtarit duke i thënë: “Ik, ik, atë bëje atje diku tjetër, këtu nuk e bënë, këtu nuk ka…”.

“Po ka këtu, jam në tokën time…”, është përgjigjur Nikaj.

Situata si kjo nuk janë të rralla,dhe veç dëshmojnë se sa të padëshiruar janë shqiptarët në trojet e veta në Mal të Zi.

Nikaj është një ndër mërgimtarët e shumtë të cilët po vijnë në Malësi për të votuar në zgjedhjet e 3 marsit.