LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët turq: Vrasësi i ambasadorit rus nuk e kreu atentatin i vetëm

Zyrtarët turq: Vrasësi i ambasadorit rus nuk e kreu atentatin i vetëm

Një zyrtar i lartë turk ka deklaruar se ish-polici i cili mbrëmë vrau ambasadorin rus në Turqi, sipas gjitha gjasave nuk ka vepruar vetëm, shkruan The Week.

Hetuesit e dy vendeve janë duke kërkuar detaje që do t’i qonin drejt asaj se kush në të vërtetë qëndron prapa sulmit, transmeton Telegrafi.


Hetuesit rusë kanë kontrolluar në detaje galerinë e arteve në kryeqytetin turk ku edhe ishte vrarë ambasadori Andrei Karlov, derisa po mbante një fjalim me rastin e hapjes së një ekspozite.

Vrasësi i ambasadorit fotografohet gjatë sulmit të përgjakshëm: Ky detaj në dorën e tij ka rrëqethur të gjithë (Foto)
Lexo po ashtu Vrasësi i ambasadorit fotografohet gjatë sulmit të përgjakshëm: Ky detaj në dorën e tij ka rrëqethur të gjithë (Foto)

Vrasësi 22-vjeç, ish-pjesëtar i policisë turke dhe anëtarë i njësisë që merrej me shpërndarjen e turmës nëpër demonstrata në Ankara, kishte bërtitur parulla rreth qytetit sirian Aleppo në momentin që kishte shtënë në drejtim të ambasadorit.

Por një zyrtar i lartë turk i cili nuk ka dashur t’i zbulohet emri, e ka përshkruar vrasjen si “vrasje shumë profesionale” dhe se ky aksion “nuk ishte vepër e vetëm një njeriu” pasi sulmi ishte mirë i planifikuar.

Shikojeni çfarë bëri atentatori turk pas vrasjes së ambasadorit rus (Video)
Lexo po ashtu Shikojeni çfarë bëri atentatori turk pas vrasjes së ambasadorit rus (Video)

Autoritetet turke deri më tani nuk ka dhënë ndonjë informacion lidhur me hetimet, apo për motivet e mundshme që quan në vrasjen e ambasadorit rus.

Policia turke ka arrestuar shtatë persona lidhur që kishin lidhje me vrasësin ku në mesin e tyre janë babai, nëna, motra si, tre të afërm si dhe bashkëbanuesin e tij në Ankara, ka njoftuar agjencia turke Anatolia.

Sipas kësaj agjencia, Altintas kishte marrë leje nga puna dhe më 14 dhjetor kishte rezervuar një dhomë në një hotel në afërsi të galerisë së arteve.

Për shkak të Ankarasë, Cyrihut dhe Berlinit, Evropa brenda dy orëve u shndërrua në një kontinent tmerri! (Foto)
Lexo po ashtu Për shkak të Ankarasë, Cyrihut dhe Berlinit, Evropa brenda dy orëve u shndërrua në një kontinent tmerri! (Foto)

Trupi i pajetë i ambasadorit të vrarë Karlov është dërguar sot me aeroplan në Moskë, kurse në aeroportin e Ankarasë është zhvilluar një ceremoni lamtumirëse ku kishin marrë pjesë zyrtarë turq dhe diplomatë.

“Ambasadori Karlov është bërë simbol i miqësisë turko-ruse”, ka thënë zëvendëskryeministri Turkul Turkes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori