LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët në Bugatti konfirmojnë se Chiron nuk do t’i hyjë ndonjë gare shpejtësie (Foto)

Zyrtarët në Bugatti konfirmojnë se Chiron nuk do t’i hyjë ndonjë gare shpejtësie (Foto)

Ka një arsye të mirë, pse fokusi ka shkuar te makina në përgjithësi dhe jo te arritja e shpejtësisë

Prej se është lansuar në vitin 2016, të gjithë kanë pritur që Bugatti Chiron të tregojë forcën, duke i hyrë ndonjë gare për shpejtësi, transmeton Telegrafi.


Së paku pritej që të garoje me rivalin kryesor Koenigsegg Agera RS, por zyrtarët në Bugatti konfirmuan se nuk do të garojë me këtë makinë suedeze, apo ndonjë tjetër.

Stephan Winklemann që është udhëheqësi kryesor në Bugatti, nën menaxhimin e së cilit u prodhuan Chiron Sport dhe Divo, ka thënë se shpejtësia më nuk është prioritet.

“Kur kam lexuar për veturat e reja, gjithnjë slitej për shpejtësinë që e arrijnë, e jo për dhjetëra elemente të rëndësishme që e përbëjnë”, ka thënë Winklemann.

Mënyra si lëvizë, shkathtësia, por edhe përformanca do të jenë tiparet dalluese të makinave të reja nga Bugatti, duke lënë që rekordet e shpejtësisë t’i marrin prodhuesit tjerë. /Telegrafi/