LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e aeroportit: Kërkesat e punëtorëve të pabazuara

Zyrtarët e aeroportit: Kërkesat e punëtorëve të pabazuara

Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ konsiderojnë se kërkesat e punëtorëve janë të pabazuara.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara në një konferencë për media, ka thënë se kërkesat e punëtorëve të aeroportit, që sot kanë protestuar janë të pabazuara, pasi sipas saj janë duke i përmbushur të gjitha kërkesat e kontratës që i kanë punëtorë- punëdhënës.


“Kërkesat e tyre konsiderohen të bazuara duke u mbështetur në kontratën që ata e kanë me aeroportin. Jemi duke i përmbushur të gjitha kërkesat e kontratës punëtor -punëdhënës, ndërsa kërkesat e tyre bazuar në kontratën kolektive ne i konsiderojmë jo ligjore. Punonjësit t’iu referohen obligimeve të kontratës që e kanë me ne”, tha ajo.

AAC: Mosmarrëveshjet në aeroport të zgjidhen përmes dialogut
Lexo po ashtu AAC: Mosmarrëveshjet në aeroport të zgjidhen përmes dialogut

Sa i përket asaj se punëtorët kanë deklaruar se nëse nuk përmbushen kërkesat do të protestojnë prapë, Gara tha se “çdo kërkesë që vije në bazë të kanaleve ligjore do të respektohet nga kompania Limak, por assesi nuk do të rrezikohet siguria e udhëtarëve”.

Punëtorët e aeroportit ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ gjatë ditës së sotme kanë mbajtur protestë njëorëshe, përmes të cilës kanë kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre. Ndër kërkesat e tyre ai ka përmendur kompensimin dhe beneficione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës. /KP/