LAJMI I FUNDIT:

AAC: Mosmarrëveshjet në aeroport të zgjidhen përmes dialogut

AAC: Mosmarrëveshjet në aeroport të zgjidhen përmes dialogut

Për shkak të zhvillimeve të fundit në Aeroportin “Adem Jashari”, ka reaguar edhe Autoriteti i Aviacionit Civil.

AAC i bëri thirrje Sindikatës së Punëtorëve dhe organit menaxhues të ANP “Adem Jashari”, kompanisë “Lkia”, të zhvillojnë dialog social dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dy palët brenda kornizës ligjore, në mënyrë që të parandalojnë pengimin e operimeve të aeroportit.


“E drejta në grevë është e garantuar me Kushtetutë dhe akte juridike ndërkombëtare të cilat zbatohen në vendin tonë, por paraprakisht duhet të ezaurohen mundësitë që ofron dialogu social”, thuhet në njoftimin e AAC-së. /Telegrafi/