Zyrtare: Wojciech Szczesny vazhdon kontratën me Juventusin

Juventus ka njoftuar se Wojciech Szczesny e ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në qershor 2024.
Polaku kaloi nga Arsenali te Juve në vitin 2017, pas një huazimi që kishte më herët te Roma.
Ai erdhi si zëvendësues për Gianluigi Buffonin, por tani ai është zgjedhja e parë e Zonjës së Vjetër.
"Aventura e mrekullueshme mes Szczesnyt dhe Juventusit do të vazhdojë deri në vitin 2024 dhe nuk ka dyshim se ky është një rinovim i merituar", thuhet në faqen e tyre zyrtare.
29-vjeçari ka luajtur 16 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe në gjashtë ndeshje e ka mbajtur portën të paprekur.

Juventus aktualisht janë duke u përgatitur për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë kundër Milanit, që zhvillohet të enjten. /Telegrafi/













































