Darren Fletcher është futbollisti më i ri i Stoke Cityt.

Mesfushori skocez ka vendosur pas dy sezoneve të kaluara te West BromWich Albion të ndërroj skuadër, por jo edhe kampionat.


Kjo pasi ka arritur marrëveshje me skuadrën e yllit me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqirit, Stoke City.

Fletcher, i cili kaloi 12 sezone me fanellën e Manchester Unitedit ka nënshkruar kontratë të vlefshme për dy vitet e ardhshme.

“Jemi të lumtur t’iu tregojmë se kemi nënshkruar marrëveshje dy vjeçare me Fletcher”, thuhet në njoftimin e klubit anglez. /Telegrafi/

stoke city

telegrafi sport app