Zyrtare: Serge Aurier nënshkruan për Tottenhamin
Tottenham Hotspur ka njoftuar se ka nënshkruar me Serge Aurier nga Paris Saint-Germaini.
“Me kënaqësi njoftojmë se kemi nënshkruar me Serge Aurier nga Paris Saint-Germaini”, shkruan në faqen zyrtare të Spursave në Twitter.
Mbrojtësi i djathtë është kërkuar nga shumë klube, në mesin e tyre edhe nga Chelsea.
Megjithatë, ai do të luajë te Tottenhami duke filluar nga ky sezon deri në vitin 2022.
Për shërbimet e tij, Spursat kanë shpenzuar 23 milionë funte (25 milionë euro). /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























