Zyrtare: PSV Eindhoven nënshkruan me talentin Xavi Simons

Klubi holandez, PSV Eindhoven ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e talentit Xavi Simons, i cili vjen si transferim i lirë nga Paris Saint-Germain.
Xavi Simons do ta vazhdoj karrierën në Eredivisie, pasi ka vendosur të mos e vazhdoj kontratën me PSG dhe të transferohet te PSV Eindhoven.
Është vet klubi holandez që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes dhe nënshkrimin e një kontrate afatgjate me talentin e madh.
“PSV ka nënshkruar për një kohë të gjatë me Xavi Simons (19 vjeç)”.
“Mesfushori i talentuar holandez nënshkroi një kontratë në Eindhoven të martën në mbrëmje deri në mesin e vitit 2027”.
“Simons kalon nga Paris-Saint Germain”, thuhet në njoftimin e klubit holandez.
Xavi Simons në të kaluarën ka luajtur edhe me akademinë e famshme të Barcelonës, La Masia. /Telegrafi/













































