Zyrtare: Ndryshon Liga e Kampionëve, të gjitha detajet

Tashmë vjen edhe zyrtarizimi, nga sezoni 2018/2019 Liga e Kampionëve do të jetë më ndryshe.
Katër vende do të jenë të rezervuara për klubet italiane, ato do të futen direkt në fazën e gupeve pa luajtur në asnjë fazë eliminatore.
Më poshtë keni të gjitha ndryshimet nga sezoni 2018/19:
- Fituesi i Ligës së Evropës do të hyje direkt në fazën e grupeve
- Do të jetë një sistem i ri për të llogaritur koeficientet e klubeve, i bazuar mbi rezultatet e secilit.
- Ne koeficiente do të përllogariten edhe rezultatet historike të klubeve, me një sistem proporcional për Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës.
- Shpërndarja e fitimeve do të ndryshojë dhe kush paraqitet më mirë do të fitojë më shumë.
Por, të rejat nuk ndalen këtu. Do të krijohet një komitet i veçantë nga UEFA dhe ECA, ku do të ketë rol strategjik në menaxhimin e garave dhe do të quhet UEFA a Club Competitions SA dhe do të drejtohet në mënyrë të barabartë nga dy organizmat. /Telegrafi/












































