LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Marcos Alonso vazhdon kontratën me Chelsean

Zyrtare: Marcos Alonso vazhdon kontratën me Chelsean

Marcos Alonso e ka vazhduar kontratën me Chelsean deri në vitin 2023.

Mbrojtësi i majtë spanjoll ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitet e fundit në klub, ku fituan Ligën Premier dhe FA Cupën.


Ai ka ardhur në Stamford Bridge në gusht të vitit 2016 nga Fiorentina.

“Jam kaq i lumtur që do të qëndroj këtu më gjatë dhe të vazhdoj të luaj për një nga klubet më të mira në botë”.

“Kanë qenë dy sezone shumë të mira dhe unë pres me padurim më shumë”, tha ai pas rinovimit.

Edhe drejtoresha e klubit, Marina Granovskaia, është ndarë e lumtur me rinovimin e lojtarit.

“Jemi të kënaqur që vazhdojmë kontratën me Marcos. Në dy sezonet e kaluara ai është zhvilluar si një lojtar të rëndësishëm për klubin, duke demonstruar aftësinë e tij të jashtëzakonshme dhe një qëndrim fantastik që e ka ndihmuar atë të bëhet kampion i Ligës Premier dhe lojtar i kombëtares”, ka thënë Granovskaia.

Spanjolli karrierën e ka filluar te Real Madridi, ndërsa ka luajtur edhe për Bolton dhe Sunderland. /Telegrafi/