Zyrtare: Man City rinovon me Fernandinhon (Foto)

129:" during the Premier League match between Manchester City and Watford at Etihad Stadium on January 2, 2018 in Manchester, England. 18:"Laurence Griffiths
Mesfushori brazilian, Fernandinho dhe Manchester City kanë zgjatur bashkëpunimin mes tyre edhe për shumë vite.
Fernandinho ka qenë lojtar kyç tek Qytetarët që nga transferimi i tij nga Shakhtar Donetsk në vitin 2013.
Me ardhjen e Pep Guardiolas në skuadër shumë ishin skeptik se Fernadinho do të mund të përshtatej dhe të luante.
Por, mesfushori brazilian ka arritur të bind trajnerin spanjoll dhe të bëhet një lojtar bazik dhe titullar i padiskutueshëm në skemat e tij.

Pas paraqitjeve të mira, City ka vendosur t'ia rinovojë kontratën Fernandinhos duke zyrtarizuar edhe nënshkrimin e marrëveshjes së re.

Fernandinho ka nënshkruar zgjatje edhe për dy vite e gjysmë me City, kontratë kjo që do ta mbaj në Etihan deri në 2020.

Nga
Telegrafi
19/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































