Juventusi ka njoftuar transferimin e sulmuesit belg Lois Openda te skuadra bardhezi, nga RB Leipzig.

Lojtari ka një karrierë ndërkombëtare dhe evropiane të pasur, duke luajtur më parë për Bruges, Vitesse, Lens dhe RB Leipzig. Ai është i njohur për shpejtësinë, fuqinë dhe aftësinë e tij për të shënuar gola në momentet vendimtare.


Openda ka përfaqësuar gjithashtu Belgjikën, duke grumbulluar rreth 30 paraqitje. Sipas statistikave, vetëm disa lojtarë evropianë kanë arritur më shumë se 50 gola dhe mbi 15 asiste që nga sezoni 2022/23 e këtej, duke përfshirë Opendan, Mohamed Salah, Robert Lewandowski, Harry Kane dhe Erling Haaland.

Nga sezoni 2023/24 e deri më sot, Openda ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 12 asiste në Bundesligë, duke qenë një nga sulmuesit më të efektshëm të ligës gjermane, dhe një nga më të rinjtë me këtë performancë në pesë ligat kryesore evropiane.

Në total nga sezoni 2022/23, ai ka shënuar 54 gola dhe ka dhënë 16 asiste në kampionatin e klubit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app