LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Kepa Arrizabalaga i bashkohet Real Madridit

Zyrtare: Kepa Arrizabalaga i bashkohet Real Madridit

Real Madrid ka kompletuar huazimin e portierit spanjoll Kepa Arrizabalaga nga Chelsea për një sezon.

Ka qenë klubi spanjoll që ka zyrtarizuar afrimin e portierit spanjoll me një huazim të thjeshtë një vjeçar ku ka paguar një milionë euro te Chelsea.

Kësisoj portieri spanjoll largohet nga londinezët pas pesë viteve qëndrim në Stamford Birdges.


“Real Madrid  dhe Chelsea kanë rënë dakord për huazimin e portierit Kepa Arrizabalaga, i cili është i lidhur me klubin këtë sezon, deri më 30 qershor 2024”.

“Në pesë sezonet e tij në Chelsea ai ka fituar një Ligë të Kampionëve, një Kupën e Botës për klube, një Superkupë Evropiane dhe një Ligë të Evropës”.

“Këtë vit ai ka marrë çmimin për pritjen më të mirë në Ligën Premier për sezonin 2022-2023. Kepa është ndërkombëtar me skuadrën spanjolle, me të cilën është shpallur kampion i Ligës së Kombeve të vitit 2023”.

“Me Spanjën ka fituar edhe Kampionatin Evropian U19 në vitin 2012. Nesër, e martë, 15 gusht, ora 13:30 në Madrid do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Kepës si lojtar i ri i Real Madridit. Më pas Kepa do të dalë para mediave”, thuhet në njoftimin e klubit madrilen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori